Mëso më shumë rreth Labos
Labos është një biznes i drejtuar nga familja, që operon në industrinë e lëndëve drusore. Pasioni ynë për dru ka qenë me ne që në fillimet tona dy gjenerata më parë. Labos u kthye shpejt në një udhëheqës kryesor në përpunimin e drurit dhe tani është prodhuesi më i madh i paneleve të veshura në Shqipëri dhe furnizon shumicën e prodhuesve në rajon. Krahas paneleve të veshura, Labos gjithashtu ofron edhe produkte të tjera si MDF, HDF, Kompensatë, Blockboard, Particleboard etj.
Tek Labos, ne gjithmonë kërkojmë të mbajmë një marrëdhënie të fortë midis partnerëve dhe kulturës dhe vlerave të kompanisë sonë. Ne gjithmonë synojmë që këtë frymëzim ta kalojmë tek çdo palë e ndikuar nga kompania jonë.
Edmond Llaftiu ( Managing Director )
Kush Jemi Ne
E gjitha ka të bëjë me shfrytëzimin e përgjegjshëm
Nga viti 2019, Labos po punon në pothuajse 90% energji së rinovueshme e cila përbëhet nga ≈25% material i riciklueshëm i mbetjeve dhe 65% energji diellore. Ne jemi krenarë për këtë arritje dhe tashmë po investojmë drejt energjisë 100% të gjelbër në të ardhmen e afërt.
E gjithë linja jonë e produkteve gjithashtu buron nga materiali i rinovueshëm. Druri është një material organik që rinovohet, riciklohet dhe biodegradohet. Objektivi ynë është të ruajmë qëndrueshmërinë e pyjeve dhe menaxhimin e rritjes së tyre. Prandaj, vlerat tona kryesore mbështeten drejtpërdrejt në maksimizimin e menaxhimit efikas dhe efektiv të pyjeve. Si pasojë, kujdesi i konsiderueshëm në menaxhimin dhe mirëqenien e mjedisit është vërtet i rëndësishëm për ne. Këto aspekte mjedisore paraqiten dukshëm në inovacionin e produkteve tona dhe zgjedhjen tonë të furnitorëve.
Përdorimi i saktë i lëndës së parë është një përfitim si për fabrikën tonë ashtu edhe për elementët tanë të rrjetit të furnizimit. Duke optimizuar përpunimin e këtij materiali në impiantet tona, ne mund të sigurojmë që ai të përpunohet në mënyrë sa më efikase të jetë e mundur nga ne. Kjo gjithashtu shërben për të siguruar përgjegjësinë dhe saktësinë në rikuperimin sa më eficente të pyjeve.
Nismat Mjedisore
Mbështetja në politika të fuqishme është thelbësore
Politika e punësimit në Labos kërkon pajtueshmëri me të gjithë legjislacionin e krijuar për të siguruar trajtim të barabartë dhe parandalimin e diskriminimit. Punonjësit tanë janë pasuria më e vlefshme e kompanisë sonë, pjesëmarrës thelbësorë me një përgjegjësi të përbashkët në përmbushjen e misionit tonë. Ne e përforcojmë që cilësia, motivimi dhe performanca e punonjësve tanë janë faktorët kryesorë në arritjen e suksesit tonë.
Prandaj, politikat dhe praktikat tona të Burimeve Njerëzore janë të ndërtuara mbi përkushtimin ndaj diversitetit, mundësive të barabarta dhe trajtimit të drejtë.
Labos është i përkushtuar të sigurojë që të gjithë punonjësit tanë të operojnë në një ambient pune të sigurt dhe të përshtatshëm, me rreziqe minimale dhe me cdo sigurim të nevojshëm të Pajisjeve Mbrojtëse Personale.
Politikat tona të Shëndetit dhe Sigurisë përcaktojnë qartë të gjitha rregulloret e marra nga kompania jonë bazuar në kulturën e kompanisë sonë.
Siguria e mjedisit është një fushë tjetër thelbësore për t'u marrë në konsideratë. Trajnimi i vazhdueshëm (i brendshëm dhe i jashtëm) i të gjithë stafit tonë, është i ngulitur në politikën tonë të shëndetit dhe sigurisë.
Burimet Tona Njerëzore
Synojmë per qëndrueshmërinë
Një nga objektivat tona kryesore është të qëndrojmë në kryesim të standardeve ndërkombëtare të mjedisit dhe të ndjekim të gjitha parimet e menaxhimit të qëndrueshmërisë së pyjeve. Ne vlerësojmë vazhdimisht të gjitha fazat e operacioneve tona nga burimi i lëndës së parë deri tek konsumatori përfundimtar për të siguruar qëndrueshmëri gjatë praktikave të burimit dhe mbledhjes.
Vizioni ynë është të bëhemi fabrika kryesore e qëndrueshmërisë së përgjegjshme për përpunimin e drurit në Shqipëri përmes përdorimit optimal të burimeve tona natyrore.